Gjermania ka rritur presionin tek Rusia për helmimin e opozitarit rus, Alexei Navalny, duke paralajmëruar se mungesa e mbështetjes nga Moska për të hetuar atë, mund ta “detyrojë” Gjermaninë të rimendojë fatin e projektit gjermano-rus të tubacioneve për përçimin e gazit.
“Shpresoj se rusët nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë për Nord Stream 2”, gazjellës i ndërtuar në Detin Baltik, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, për Bild am Sonntag, shkruan AP.
Maas ka shtuar se “nëse nuk do të ketë ndonjë kontribut nga ana e Rusisë për hetimin gjatë ditëve në vijim, do të duhet të konsultohemi me partnerët tanë”.
Ai nuk ka përjashtuar ndëshkime të mundshme kundër Rusisë.
Megjithatë, ai ka pranuar se prekja e gazsjellësit do të sillte dëme edhe për Gjermaninë dhe kompanitë evropiane.
Navalny, është shtruar në spital pas një fluturimi, ndërsa ka qëndruar në komë në një spital në Gjermani që nga 22 gushti, transmeton KOHA.
Autoritetet gjermane kanë thënë se testet kanë treguar se ai ishte helmuar me një agjent të sofistikuar nervor i njohur si “Novichok”, i cili jep përmasa shumë më serioze sesa ishte menduar fillimisht.