160 mijë aplikime për azil, prijnë Siria, Shqipëria e Kosova

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 14:20 | Nga

Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani me rreth 160 mijë aplikime, i përkasin shtetit sirian. Në vend të dytë për nga numri i aplikimeve për azil në Gjermani renditet Shqipëria me rreth 54 mijë azilkërkues. Kosova është e treta, me 33 425 aplikime, ose 7,6 për qind.

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet EFTA përgjatë viteve 2005-2015. Te dhënat kanë burim statistikat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave.

Në vitin 2015, rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe EFTA-s, duke e renditur Shqipërinë në vendin e pestë për nga numri më i lartë i azilkërkuesve. Rreth 82% e shqiptarëve kanë kërkuar azil në shtetin gjerman, ndërsa pjesa tjetër është ndarë në përqindje të vogla mes shteteve të tjera.

Numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ka pasur ulje dhe ngritje te vazhdueshme deri në vitin 2010, por numri i tyre nuk i kalonte 300 mijë aplikime. Pas vitit 2010, numri i azilkërkuesve ka ardhur në rritje te vazhdueshme dhe në vitin 2015 i kaloi 1 milion azilkërkues.

Numri më i lartë i azilkërkuesve për vitin 2015 vjen nga Siria nga ku numërohen rreth 363 mijë azilkërkues. Pas Sirisë, vjen Afganistani me rreth 178 mijë azilkërkues dhe Iraku me rreth 121 mijë azilkërkues.

Capture

Në listën e vendeve azilkërkuese, Kosova dhe Shqipëria renditen në vend të katërt dhe të pestë, përkatësisht.

Në vitin 2015, Gjermania është shteti që ka pritur numrin më të lartë të azilkërkuesve, rreth 441 mijë ose 33% të totalit të aplikimeve në vendet e BE-së dhe EFTA-s. Pas saj renditen Hungaria, e cila ka pritur rreth 174 mijë azilkërkues ose 13% e totalit dhe Suedia, e cila ka pritur rreth 156 mijë aplikime për azil, ose 12% te totalit. Në vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe EFTA, numri i azilkërkuesve është më i ulët se 100 mijë.

Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani me rreth 160 mijë aplikime, i përkasin shtetit sirian. Në vend të dytë për nga numri i aplikimeve për azil në Gjermani renditet Shqipëria me rreth 54 mijë azilkërkues. Pas saj vjen Kosova, me 33 425 aplikime, ose 7,6 për qind.

Në Hungari dhe Suedi numrin më i larte i azilkërkuesve vjen nga Siria dhe Afganistani. Hungaria ka marrë po ashtu një numër të lartë aplikimesh për azil edhe nga shtetasit kosovarë, numër ky që arrin në rreth 33 mijë aplikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme