Sami Khedira, Mats Hummels dhe Mario Gomez nuk do të mund të luajnë në gjysmëfinale ndaj Francës shkaku i lëndimit
Gjermania ka marrë një lajm të keq para përballjes me Francën në Euro 2016. Sami Khedira nuk do të mund të luaj në gjysmëfinale për shkak të lëndimit që ka pësuar në ndeshjen ndaj Italisë.
Kurse, përveç Khediras, Gjermanisë do t’i mungoj mbrojtësi Mats Hummels, shkaku i suspendimit, dhe sulmuesi Mario Gomez, i cili është i lënduar.
“Sami Khedira nuk është aspak i sigurtë nëse do të luaj të enjten. Ne do të bëjmë gjithçka për të parë nëse ai mund të luaj në një përfundim të mundshëm”, ka deklaruar selektori i Gjermanisë, Joachim Low.