Gjesti human i qytetarit në Prishtinë, ia kthen pronarit kuletën me 2 mijë €

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit, një qytetar në Prishtinë në rrugën “Tringë Smajli”, ka gjetur një portofol me 2 mijë e 120 euro, dhe disa dokumente.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Të ngjashme