Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, rrallëherë mungon në ndeshjet e “Djajve të Kuq”, e aq më pak kur bëhet fjalë për një derbi.
Në momentin kur United pësoi edhe golin e dytë në pjesën e parë, kamerat kapën reagimin e Alex Ferguson, i cili shfaqej mjaft i nervozuar dhe i pakënaqur me humbjen prej 2-0.
Megjithatë, përveç pakënaqësisë së tij, u dallua edhe diçka tjetër. Karrigia në të cilën ishtë i ulur Ferguson, e kishte të mbuluar logon e Manchester City, derisa ajo e David Gill që ishte pranë tij, nuk ishte e mbuluar. Shumë mendojnë se kjo është bërë me qëllim dhe në fakt ky gjest jo që u pëlqye nga tifozët e United, por kishin shpërthyer rrjetet sociale me komente të ndryshme duke e përgëzuar edhe njëherë Alex Ferguson, për respektin që ende ka dhe si një legjendë që ende është, në mesin e tifozëve të “Djajve të Kuq”.
Në anën tjetër, në pjesën e dytë, lojtarët e Man.United, i kthyen përsëri buzëqeshjen Fergiet, duke e përmbysur rezultatin dhe fituar ndeshjen, duke ia shtyrë festën e titullin skuadrës së “Cityzens”.