Kosova ka shënuar pak progres në disa fusha e në disa është ende në fazën fillestare, ka vlerësuar Komisioni Evropian në raportin e Progresit, që miratohet të martën (sot) në takimin e Kolegjit të komisarëve.
Ky raport përshin një periudhë më të gjatë se më herët pasi i fundit i tillë ishte bërë në vjeshtën e vitit 2016, ndërsa në vitin 2017 nuk pati raport, sepse ishte vendosur që raportet të bëheshin në pranverë, shkruan sot Koha Ditore.
Komisioni Evropian është i shqetësuar për vazhdimin e politizimit të administratës publike, mungesës së progresit në çështje të ruajtjes së mjedisit, gjendjen e papërmirësueshme të sistemit të arsimit, rritjen e papunësisë, korrupsionin e përhapur.
Kërkohet më shumë luftë kundër pastrimit të parave. Raporti tërheq vërejtje për vazhdimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe për sfidën që paraqesin për financat publike beneficionet për veteranët e luftës.