Një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i kryesuar nga drejtori i Komitetit, Michael Harms, qëndroi në Prishtinë më 22 dhe 23.05.2017.
Pjesë e delegacionit ishin firma të mëdha gjermane si Airbus, Ernst & Young, Deutsche Telekom, Deutsche Bahn, BASF, wpd etj. Anëtarët e delegacionit u takuan me ndërmarrje kosovare.
Ata, po ashtu, u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u informuan lidhur me infrastrukturën, legjislacionin, reformat në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë dhe mundësitë për të investuar në Kosovë, njofton Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGjK).
Anëtarët e delegacionit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane gjatë qëndrimit të tyre u shoqëruan nga zyrtarë të Ambasadës Gjermane dhe të OEGjK-së.