Mesut Ozil nuk do të luaj më në Angli, por në Itali, kështu pritet të ndodhë sipas britanikes Daily Mail.
Sipas raportimit të kësaj të fundit, 29-vjeçari pritet që të largohet në muajin qershor me parametra zero nga Arsenali, e shërbimet e mesfushorit gjerman janë të shumta ekipet që i duan.
Por duket se Juventus është në krye të të gjithave, duke i bërë edhe një ofertë paraprake Mesut Ozil, transmeton tch.
10 milionë euro në sezon, raporton Daily Mail, është oferta e italianëve, ndërsa ende nuk kanë përcaktuar jetëgjatësinë e kontratës që Ozil do të firmosë në qershor me bardhezinjtë e Juventus.