Mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani e Marash Kumbulla kanë bërë paraqitje fantastike në Serie A te Verona.
E me paraqitjet e mira kanë marrë vëmendjen edhe të Interit.
Gianluca di Marzio raporton se krerët e Interit janë takuar me presidentin e Veronës, Maurizio Setti, me të cilin kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
E përveç tyre Interi ka shikuar mundësinë e transferimit edhe të mesfushorit Sofyan Amrabat.