Ngjarja ka ndodhur në Zhegoc të Epërm të Gjilanit.
Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të pushimores së tij.
Policia njofton se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjed dhe janë sekuestruar dhjetë gëzhoja dhe dy predha brenda në pushimore.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Zhegoc i Epërm, Gjilan 02.01.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë në drejtim të objektit – pushimores së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dhjetë gëzhoja të fishekëve dhe dy predha brenda në pushimore. Rasti është duke u hetuar.