Gjilan, grabiti para në barnatore, arrestohet nga policia

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga arka e një barnatoreje në Gjilan, por i njëjti menjëherë është arrestuar nga policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është informuar se në Rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan  ka ndodhur një grabitje e armatosur në një barnatore.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se rreth orës 22:13 deri sa ajo kishte qenë në vendin e punës (barnatore) një person i dyshuar mashkull i maskuar dh nën kërcënimin e armës kishte grabitur 280 (dyqind e tetëdhjetë) euro dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Pas një kohe të shkurtër, njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme