Gjilan: Shiu shkaktoi dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 09:11 | Nga

Pas vizitave në terren, ekipi i drejtorëve, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë konstatuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut pasditen e së shtunës, janë shkaktuar dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi.

Situata po përcillet me nga ekipet emergjente në mënyrë permanente dhe Komisioni Komunal të dielen do të kthehet në terren për të konstatuar gjendjen faktike.

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që për çdo problem eventual që mund të paraqitet, të kontaktojnë numrat e zyrtarë: 112 dhe 193 dhe ekipet e emergjencave do të intervenojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme