Gjilanasi rrah babanë, i shkakton lëndime trupore

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër rast i dhunës familjare është raportuar në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 10:00, në stacionin policor të Gjilanit është raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje me prindërit e tij, ka sulmuar fizikisht babanë e tij, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore për çka posedon raport mjekësor, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se, trajtim mjekësor ka marr edhe i dyshuari pasi e kishte goditë me dorë xhamin e derës së shtëpisë.

Prokurori të  dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit, repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor dhe mbetet në mbikëqyrje të policisë.

Të ngjashme