Gjilani do të ketë qendër ditore për të moshuar, bujtinë për studentë dhe kuzhinë humanitare

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vendosur sot gurthemelin e një projekti të rëndësishëm.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka deklaruar se bëhet fjalë për një projekt i cili përfshin, Qendër ditore për të moshuar, Bujtinë për studentë dhe Kuzhinë humanitare.

“Ky kompleks do të ofrojë: Shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë, dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme