Pas dorëheqjes së Arbnor Morinës nga detyra e trajnerit, skuadra e Gjilanit nuk ka vonuar shumë për ta emëruar timonierin e ri.
Kjo detyrë i është besuar Alban Hysenit, ish-futbollist i kësaj skuadre, e së fundi edhe ndihmëstrajner. “Kryesia e klubit të futbollit të Gjilanit ka vendosur që postin e tranjerit t’ia besoj ish-lojtarit dhe së fundmi ndihmës trajnerit Alban Hyseni.
Kujtojmë se ish-mbrojtësi gjithë karrierën e tij sportive ia kushtoi SC Gjilanit. Hyseni qysh nesër do të startojë me punën si kryetrajner, ku Gjilani takohet me skuadrën e Feronikelit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.