Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se sot ka filluar aktiviteti i madh humanitar me moton ”Dhuro… bëj të lumtur dikë”, që është mbajtur në sheshin ”Agim Ramadani”.
I pari i Gjilanit, përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook, ftojë gjithë qytetarët t’i bashkëngjiten iniciativës, dhe të ju dalin në ndihmë sado pak njerëzve në nevojë, njofton Klan Kosova.
”Deri tani, qytetarët, Këshilli i Bashkësisë Islame dhe kompania “Durrësi”, kanë dhuruar më shumë se dy ton veshmbathje për mosha të ndryshme, të cilët i falënderoj shumë. Apeloj që mbështetja për njerëzit në nevojë të vazhdoj”.
Kryetari Haziri përmendi edhe projekte të tjera të shumta që i ka realizuar komuna, nga të cilat i ka përmendur: 65 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale, janë renovuar 40 shtëpi dhe për 40 familje të tjera po paguajnë qera.
Sipas Lutfi Hazirit, Gjilani është bërë qendra më e madhe administrative më sociale në Ballkanin Perëndimor.
Pjesë e kësaj iniciative ishin edhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, në Gjilan, njofton Klan Kosova.