Komuna e Gjilanit ka filluar sot largimin e mbetjeve ndërtimore nëpër qytet, të cilat prej kohësh kanë qenë një rrezik potencial për kalimtarët nëpër disa lagje.
Bëhet e ditur se ky aktivitet është duke u realizuar në fazën kur Gjilani po shënon hapa pozitiv të pastrimit të ambientit në përgjithësi me bashkangjitje të të gjitha institucioneve lokale.
Në këto lokacione, përpos rrezikshmërisë nga degradimi i skajshëm i këtyre mbetjeve ndërtimore, vazhdimisht është bërë edhe hudhja e mbeturinave, kundërmim i rëndë dhe njëkohësisht kanosje e rrezikut-shembja e tyre për banorët për rreth.
Faton Bislimi, shef i kabinetit të kryetarit dhe Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, drejtorë komunalë të cilët ishin në inspektimin e këtyre punimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve për pastrimin e ambientit dhe largimin e deponive ilegale të cilat janë tashmë të evidentuara dhe po punohet me intenzitet të lartë për bartjen e tyre në deponinë inerte.