Gjilani pa masa për uzurpatorët e pronës publike, Vitia i ndjek penalisht

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës në Komunën e Gjilanit ka regjistruar 37 raste të uzurpimit të pronës komunale, porse asnjë aksion për lirimin e tyre nuk është ndërmarrë, shkruan “Koha Ditore”.

Në raportin e punës për vitin 2018 të Drejtorisë, krejt çfarë ishte paraqitur ishte verifikimi i dy pronave për uzurpim.

Por në lidhje me uzurpimet nuk ka dashur të flasë drejtori për kadastër dhe gjeodezi, Sadudin Berisha, me arsyetimin se është i zënë me angazhime personale dhe se nuk mund të japë një përgjigje brenda ditës. “Jam rrugës dhe kam disa angazhime personale dhe ndërkohe mundesh me dalë nesër”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme