Asnjë rast pozitiv nuk ka qenë në Gjilan që katër ditë, është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Gjilanit.
Sipas njoftimit, sot në Gjilan është zhvilluar një takim informues nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, me kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Eminin dhe shefat e grupeve të këshilltarëve.
Nënkryetari Arbër Ismajli ka vlerësuar se ishte një takim miqësor dhe informues, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Komitetit Emergjent të Gjilanit.
‘’Përpos informative që u’a dhamë, u dakorduam që të jemi bashkë deri në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë Covid-19’’, tha Ismajli.
Gjatë adresimit para medieve, shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, kanë shprehur falënderim dhe përgëzim për Komitetin për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në menaxhimin e rasteve të familjeve në nevojë.