Komuna e Gjilanit dhe organizata “Help” nënshkruan sot marrëveshje të bashkëfinancimit të projektit “Fuqizimi i Sektorit Privat”, që do të zbatohet në katër komuna duke përfshirë Gjilanin, Vitinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit.
Marrëveshja e financuar nga USAID dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), synon zgjerimin e mundësive për punësim të të rinjve në këto komuna përmes trajnimit për vetëpunësim, trajnimit për biznese dhe në fund 32 propozimet më të mira që do të paraqiten nga të rinjtë e trajnuar, do të jenë përfitues të granteve të vogla për të filluar biznesin e tyre.
Nga secila komunë do të përfitojnë 50 të rinj me trajnime për biznes dhe janë të planifikuara nga tetë grante për punësim në formë të pajisjeve prej 3650 euro.
Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Gjilanit do të jetë bashkëfinancuese me pjesëmarrje prej 22 për qind të shumës së projektit.
Projekti parashihet të zbatohet në periudhën kohore prej 15 muajsh.