Sport Club “Gjilani” ka mbërritur tashmë në Kosovë pas udhëtimit disa orësh nga San Marino.
Me ekipin nuk është rikthyer edhe futbollisti Shend Kelmendi, i cili kishte rezultuar pozitiv në dy testet për “COVID-19” në San Marino dhe rrjedhimisht e kishte humbur sfidën.
Kelmendi ka mbetur ende në San Marino dhe po qëndron i karantinuar, ndërkohë për rikthimin e tij në Kosovë do të mësohet gjatë ditëve në vijim, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndrysh ekipi i Mezanit do të ketë një ditë pushim më pas do të rikthehet në përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj APOEL Nicosia, në kuadër të rundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Shend Kelmendi
Data e zhvillimit të ndeshjes është përcaktuar 27 gushti, por ajo mund të ndryshojë varësisht nga zhvillimet e FC Prishtinës, e cila është gjithashtu në garën e Ligës së Evropës dhe ndeshjen e radhës mund ta zhvillojë gjithashtu në shtëpi.
Kujtojmë që Gjilani arriti të kalojë në rundin e radhës, pasi që mposhti Tre Pennen në rundin paraeleminator me rezultat 3-1.