Gjilani ”vishet” kaltër e bardhë, Drita fiton derbin e Anamoravës

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Drita ka fituar derbin e Anamoravës.

Intelektualët fituan si mysafire e Gjilanit, me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 67-të.

Kjo është fitorja e dytë e Dritës ndaj Gjilanit këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Drita ngritet përsëri në vendin e dytë të tabelës me 31 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e tretë, ndërsa mbetet shtatë pikë më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Gjilani është në vendin e tetë, me 17 pikë.

Të ngjashme