Gjimnazistet nga Drenasi për vitin katërt me radhë me të mirët në Javën e Frankofonisë

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Në javën e Frankofonisë, që tani mbahet tradicionalisht në Kosovës, nxënësit nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, kanë marr edhe këtë vit çmimet e para në javën e gjuhës frënge dhe të frankofonisë.

Java e Frankofonisë është organizuar nga Aleanca franceze, Ambasada e Francës në Kosovës dhe nga shoqata e profesorëve të frëngjishtes në Kosovës. Ky manifestim është mbajtur në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë me 23 Mars 2019 dhe kanë marr pjesë nxënës të 12 shkollave të Kosovës, që në shkollat e tyre mësohet gjuha frënge si lëndë mësimore.

13 nxënësit të përgatitur nga profesori i gjuhës frënge, Rizah Hamza, kanë fituar çmimin e parë në teatër: “Scene autour de dix mots”.

17 nxënësit e përgatitur nga profesoresha e gjuhës frënge, Servete Gashi, kanë fituar çmimin e parë në recitimin e poezisë: “Liberte” dhe në pikturë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme