Gjimshiti e Atalanta thyejnë rekord

| 10 Nën 2023 | 18:33 | Nga

Skuadra italiane Atalanta e siguroi edhe fitoren e tretë dhe rrjedhimisht edhe kualifikimin në fazën e eliminimin në Ligën e Evropës.

E krejt kjo u arrit fal golit të vetëm në ndeshje ndaj ekipit austriak Sturm që e realizoi futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti përcjell klankosova.tv.

Me këtë rast dyja palët bënë edhe një arritje historike.

Kjo është hera e parë që Atalanta e siguron fazën e eliminimit në garat evropiane dy ndeshje më herët.

Ata asnjëherë më parë në fazën e grupeve të Championsit dhe Ligës së Evropës nuk i kanë arritur tri fitore nga 4 ndeshjet e para.

Aktualisht Atalanta prej katër ndeshjeve ka arritur tri fitore dhe një barazim dhe në kuadër të Grupit D janë skuadra e vetme pa humbje.

Të ngjashme