Gjini: Gjakovë, urime Dita e Çlirimit, asnjëherë s’do ta harrojmë sakrificën e dëshmorëve

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka uruar 22 vjetorin e çlirimit të kësaj komune.

Gjini ka shkruar se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa ka theksuar se asnjëherë nuk do të harrohet sakrifica e tyre.

“Gjakovë, urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit! Në këtë datë të shënuar, reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e tyre, por edhe obligimin tonë të përbashkët që të punojmë me nder që të bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar”, ka shkruar Gjini.

Të ngjashme