Gjini: Në Aleancë jam prej themelimit, gjithmonë me bindje të djathta

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se ka qenë pjesë e AAK-së prej ditëve të para të themelimit.

Ai ka deklaruar se prej fillimit ka qenë me bindje të djathta politike.

“Prej ditës së parë jam në Aleancë. Kam qenë gjithmonë i djathtë dhe nuk i kam humbur as ndjenjat e parimet…Ka bindje që janë forcuar gradualisht, se është lehtë kur je i ri me thënë jam i majtë, por bindjet forcohen e ndërrohen me kohë”, ka thënë Gjini në “Pressing”.

Sipas kandidatit për kryeministër, bindjet e tij të djathta rrjedhin nga familja dhe “me lexim e studim”.

Të ngjashme