Këngëtari si rrallëherë ka ndarë një fotografi me nënën e tij.
Ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram teksa shihet i lumtur pranë saj.
“Gjithçka e imja”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit këngëtarit.
Ai mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat e tij në imazh derisa i shkruan se i ka ngjarë nënës.
Ndryshe, Adrian Gaxha ende nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor për këtë vit.
“Briliante”, është kënga e tij e fundit publikuar 7 muaj më parë.