Sot (e enjte) futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, ka një arsye më shumë për të festuar.
Kjo ngase feston ditëlindjen bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim emocional nga ana e tij.
Artisti, i cili numëron mbi 300 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ka shpërndarë një imazh përkrah bashkëshortes ndërsa ka zgjedhur edhe disa fjalë të bukura.
“Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Të dua jeta ime”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka pranuar në hapësirën për komente.