Nga Çun Lajçi
E sheh djalosh?
Thojshe jam kopil, e s’ka stërkopil që ma kalon!
Paska paska!
Por ti paske harrua, se ata s’janë kopila, po bastarda, që s’mërztën, pse i këpusin rrajtë e veta!
Ata janë bimë kopile, që bijnë nga dy fara t’zeza, që e thajnë trungun e vet, e n’fund e hanë vetvetën!
E sheh djalosh?
S’me besove kur t’thashë se Zgatavelli asht evlia, kumar me dreqin e kuq, që ka hy brenda lëkurës tij, dhe i kallxon krejt kush çka mendon, e çka ka me mendua nesër, e mendimet i kanë njisoj si Krroçja që tapallon, si Prontomafia, që i rrinë gaditun!
Ky veç për vetën nuk din, se dreqi i kuq s’i kalxon, n’cilin kërsh ka me ia thye qafën!
Kur t’thashë, edhe bubërreci ka me t’u dashtë, sa do që i vogël asht, s’me besove!
Kur t’thashë, qafën duhesh me pasë me rrudha, si unë, për me hi n’jarm e me ngreh parmendën vetëm, mendove se kam luejt.
Jo djalosh, arën me lavrua e mos me t’dalë s’krrajat përjashta, e me i ruejt mos me i hangër sorrat, s’mundesh!
Pushteti s’asht arë, me vllaqitë si t’duesh e kur t’duesh!
Ti s’u shkrove profesorave tu, me t’kallxua si me ecë tehut t’thikës pa u pre!
Unë po!
I shkrova Azem Shkrelit, i thashë kallxom, Zoti a asht, a s’asht shqiptar, sa s’ka ardhë vendimi i Kushtetuesës, e ai ma ktheu: Jo, asht i Zgatavellit, m’tha!
Eh, thoshte Fishta, dredhë djallit kjo shqiptaria!
Gjithçka pranon shqiptari, veç suksesin e tjetrit jo!
Jo, ai e vret n’shpirt.
Gruen ta falë, e suksesin s’ta pranon!
Tash duro djalosh, deri t’rrezitë dielli mirë e mirë, e blini t’lulëzon, e me lulet e tij, t’ia thurish nji kunorë Dardanisë, që mos t’i thahet ma kurrë!