Gjithë Kosova në rinumërim?

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

E gjithë Kosova mund të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Nga KQZ kanë bërë të ditur për Ekonomia Online se varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, tha Elezi për EO.

Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi ka përfshirë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.

Të ngjashme