Gjobë ndaj dy shoferëve që shkaktuan kundërvajtje tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në dy raste të ndara në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik  saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba për  kundërvajtje nw tejkalim në vijë të plotë.

Rreth orës 12:18  ka ndaluar shoferin L.K (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, rreth orës 12:50 ka ndaluar shoferin M.D (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e  komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

Ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme