Gjobitet edhe një kompani që nuk i pastroi rrugët nga bora në Ferizaj

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

olicia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur një kompani për shkak që nuk i pastroi rrugët nga bora dhe ngricat.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme , përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.

Njoftimi i plotë:

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Ferizaj.

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas disa inspektimeve të rrugëve    lokale në Ferizaj, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat,   nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme , përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme