Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (femër, kosovare) e cila me datën 19.05.2023, kishte bërë tejkalim në vijë të plotë në fshatin Mrasor-Gjakovë.
Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim nga ana e një qytetari, dhe është raportuar në Policinë e Kosovës përmes e-mail adresës [email protected].
Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtës, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse, njofton policia.
“Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe publikut është jetik në promovimin e sigurisë në trafik. Duke iu bindur ligjeve të trafikut, duke qenë vigjilentë dhe duke raportuar çdo situatë të rrezikshme, do të jemi kontribuues në krijimin e një ambienti të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.