Gjorgje Paviqeviq kërkon të ekstradohet në Mal të Zi

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 08:37 | Nga

Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim katër të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Posedim të narkotikëve”, dy shtetas malazezë Mario Millosheviq dhe Gjorgje Paviqeviq, shtetasin serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovaren Laureta Zyba. Malazezi Gjorgje Paviqeviq ka kërkuar të ekstradohet në vendin e tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Njëri nga katër të arrestuarit për “Armëmbajtje pa leje”, “Blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike” malazezi Gjorgje Paviqeviq ka kërkuar që të ekstradohet në vendin e tij.

Paviqeviq, i cili muajin e kaluar u arrestua në Prishtinë bashkë me malazezin tjetër Mario Milosheviq, shtetasin serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovaren Laureta Zyba, ka kërkuar që të kthehet në Spitalin Special Psikiatrik në Kotorr, në të cilin po vuante një dënim me burg për veprën penale të “Rrëmbimit” në bashkëveprim me veprën penale të “Tentim zhvatjes”.

Mbrojtësi i Paviqeviqit, avokati Nazim Mehmeti, ka pohuar për “Zërin” se i mbrojturi i tij duhet të ekstradohet në Mal të Zi, pasi atje ka kryer vepra më të rënda dhe ka qenë duke e vuajtur një dënim. Sipas avokatit Mehemeti, Paviqeviq nuk është mirë me shëndet dhe mbrojtja ka kërkuar që sa më shpejt që është e mundur ai të ekstradohet në vendin e vet sepse ai ka ardhur nga Mali i Zi, është arratisur nga atje dhe aje i ka veprat penale më të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme