Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi nuk ka reaguar ndaj raportimit të ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons.
Gjoshi e kujton kohën kur Kurti nxirrte të rinjtë në rrugë për të protestuar kundër EULEX-it.
Ai thotë se shumë prej këtyre të rinjve akoma përballen nga pasojat e këtyre protestave.
Simmons në raportimin e tij para deputetëve tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.
Postimi i plotë:
Kryemashtruesi, Albin Kurti, që i nxirrte të rinjtë në rrugë dhe në protesta të dhunshme kundër EULEX-it, nuk e ka thënë asnjë fjalë për raportimin e Malcolm Simmonsit, kryetarit të Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it.
Shumë prej këtyre të rinjëve vazhdojnë të përballen me pasojat e këtyre protestave. Disa vuajnë nga lëndimet e disa të tjerë akoma sillen dyerve të gjykatave.
Por, Kryemashtruesi po hesht!
LEXO EDHE: