Policia ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri, nga gëzimi pasi i ka lindur djalë. Ngjarja ka ndodhur sor paradite në rrugën “Hajdar Dushi”, në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Sipas burimeve, fqinjët kanë thirrur policinë pasi një qytetar nga banesa e tij ka gjuajtur me armë jashtë dritares.
“Besohet se ai ka shtënë nga gëzimi, pasi i ka lindur djaëë”, tha një burim.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka treguar se është arrestuar një person.
“Rreth orës 10:00 në rrugën “Hajdar Dushi”, ka ndodhur një gjuajtje me armë. Policia ka arrestuar një person i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim për rajonin e Prishtinës.