Gjuajtje me armë zjarri në Drenas, Policia e cilëson vrasje në tentativë

| 25 Qer 2022 | 08:32 | Nga

Mesditën e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Komoran të Drenasit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilëve gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Të ngjashme