Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje në familje ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:25, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja në familje ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 copë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.