Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Podujevë, kur personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësorë.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.