Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Personi i dyshuari është arrestuar, derisa rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë:
Në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe pistoleta pa municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.