Lilana Stevanoviq, gjykatëse në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka thënë se problem më i madh është gjuha.
“Na është premtuar se do t’i marrim ligjet që do të jenë të përkthyera në mënyrë adekuate. Unë i mbaj në duar ligjet, por kemi probleme, sepse ato nuk janë përkthyer mirë, kështu që na ndihmojnë në këso rastesh kolegët shqiptarë”, thotë ajo
Kanë kaluar 6 muaj që prokurorët dhe gjykatësit serbë janë integruar në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe për këta 6 muaj problemi më i madh i tyre ka qenë gjuha.
Gjatë kësaj kohe disa nga ligjet nuk janë përkthyer mirë, gjë që ka vështirësuar punën e gjykatësve dhe të prokurorëve, ndërkaq nuk ka as numër të mjaftueshëm të përkthyesve.
Por duke pasur parasysh se gjithçka ka nisur nga fillimi, efikasiteti i Gjykatës Themelore të Mitrovicës pritet të jetë në vazhdim.
Kështu të paktën kanë vlerësuar pjesëmarrësit e një konference në veri të Mitrovicës, që është mbajtur në kuadër të projektit “Integrimi i gjyqësorit”, i organizuar nga Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC)
Lilana Stevanoviq, gjykatëse në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka thënë se problem më i madh është gjuha.
“Na është premtuar se do t’i marrim ligjet që do të jenë të përkthyera në mënyrë adekuate. Unë i mbaj në duar ligjet, por kemi probleme, sepse ato nuk janë përkthyer mirë, kështu që na ndihmojnë në këso rastesh kolegët shqiptarë”, thotë ajo.
Stevanoviq ka shtuar së në fund të janarit gjyqtarët janë ngarkuar me lëndët, duke potencuar se derisa lënda të vijë te gjykatësi është procedurë e gjatë.
Ndërkaq avokati Lubomir Pantiq tha se në ligjet e përkthyera ka gabime shumë të mëdha.
Ai përkujtoi se edhe një javë bëhen 6 muaj nga fillimi i punës së gjyqësorit të integruar dhe problemet me përkthimin e ligjeve mbesin problemi më i madh.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjuha-problem-kryesor-per-prokuroret-dhe-gjykatesit-serbe-ne-veri-530643/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright