Gjukanoviq betohet si president i Malit të Zi

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 17:38 | Nga

Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit të Zi. Kjo është hera e dytë që ai shërben në postin e presidentit, pas mandatit të tij të parë prej vitit 1998 deri më 2002.

“Mali i Zi është bërë shteti ekonomikisht më i zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe lider i reformave dhe negociatave me Bashkimin Evropian dhe sigurisht, anëtari i parë që i është bashkuar Aleancës”, tha Gjukanoviq pasi bëri betimin para Parlamentit.

Gjukanoviq, 56-vjeç, fitoi 54 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars, duke shmangur kështu randin e balotazhit dhe duke vazhduar donominimin në politikën e Malit të Zi për pothuajse tre dekada.

Gjukanoviq ishte bërë kryeministri më i ri i Evropës më 1991. Ai atëbotë ishte 29-vjeçar.

Jugosllavia në atë kohë kolapsoi, por Gjukanoviqi mbajti marrëdhënie të ngushta me presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqin deri kur ndërpreu marrëdhëniet më 1998 dhe e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia më 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme