Gjukanoviq dhe Millatoviq drejt balotazhit në garën për president të Malit të Zi

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ka shkuar në 63.6 për qind.

Sipas sondazheve, presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviq, më 2 prill.

Sondazhet tregojnë se asnjëri prej shtatë kandidatëve në garë nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI) ka parashikuar se Gjukanoviq do të fitojë më së shumti vota, dikur rreth 35.5 për qind, raporton REL.

Ish-ministri Millatoviq, ekonomist pro-evropian, parashihet të fitojë 28.8 për qind të votave, derisa Andrija Mandiq, politikan pro-rus dhe pro-serb, pritet të fitojë diku rreth 19.2 për qind të votave.

Rezultati zyrtar nuk pritet të publikohet disa ditë, për shkak të shqyrtimit të ankesave.

Gjukanoviq ka shërbyer si president ose kryeministër i Malit të Zi për 33 vjet.

Të ngjashme