Gjumi, sinjalet që tregojnë se ju duhet të flini më shumë

Prishtinë | 28 Maj 2023 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Mendoni se po jetoni qetësisht duke fjetur vetëm gjashtë orë çdo natë? Gaboheni! Ndoshta jeni duke nënvlerësuar sinjalet që trupi juaj ua dërgon për t’ju treguar se keni nevojë për më shumë orë gjumi. Ja se cilat janë këto sinjale:

Klikoni stilolapsin që keni në dorë dhe përplasni lehtë këmbët në tokë

Duke lëvizur muskujt ju i dërgoni sinjal trurit që të qëndrojë zgjuar. Ndaj, nëse jeni nervozë dhe keni përshtypjen se nuk rrini dot ulur në mënyrë të qetë, mund të jetë një mënyrë nëpërmjet së cilës truri juaj kërkon të mbajë lart vëmendjen tuaj. Përndryshe mund të keni marrë shumë kafeinë, por edhe ky gjithsesi është sinjal i faktit se flini shumë pak.

Mbase vuani nga “lapsing”, edhe pse nuk ia keni idenë se çfarë është

Në anglisht do të thotë “të fiktë i shkurtër”. Kur jeni të lodhur, zonat e trurit që kontrollojnë vëmendjen, për të cilat ju nuk arrini të jeni në dijeni, bëjnë pushim.

Ndiheni shumë të lodhur

Të lodhur jo në kuptimin e përgjithshëm, por të lodhur edhe për të parë diçka me qartësi, për të hapur një derë etj. Pra një kombinim gjestesh shumë të thjeshta mund të jetë një test i mirë për të vlerësuar aftësitë tuaja motorike. Ato në fakt, ulen dukshëm kur jeni në “borxh” me orët e gjumit.

Në mëngjes silleni si të çmendur

Ky veprim është një tregues i qartë i mungesës së gjumit. Nëse ndiheni shumë më të ndjeshëm ndaj simptomave të jashtme, kjo ndodh sepse truri nuk di më si t’ua thotë që të çlodheni. Por në të njëjtën kohë të gjitha gjërat duken më shumë stimuluese nga se janë normalisht. Humori i një personi të lodhur kalon nga çmenduria në nervozizëm në mënyrë shumë të shpejtë, ndaj bëni kujdes!

Jeni më emocional se zakonisht

Të qenët të lodhur do të thotë edhe vështirësi për të kontrolluar dhe për të shprehur emocionet. Kritikat do t’ju duken më të ashpra dhe ka shumë mundësi që prej lodhjes të thoni ose të bëni diçka për të cilën më vonë do të pendoheni.

Keni shumë nevojë për karbohidrate

Disa studiues kanë treguar se një natë e vetme pa numrin e duhur të orëve të gjumit ul nivelet e hormoneve që rrisnin urinë. Ngrënia e mëngjesit pasi jeni zgjuar do t’ju bëjë më vigjilent, ndërsa aftësitë njohëse do t’ju përmirësohen.

Nga mesi i mbrëmjes keni energji të reja

Trupi juaj kërkon vazhdimisht që t’ju japë forcat e munguara për të riekuilibruar ciklin e përditshëm gjumë-zgjim. Shpesh mbase i premtoni vetes për të shkuar në shtrat më herët se zakonisht, por pothuajse asnjëherë nuk ndodh kështu, vjen ai momenti kur nga mesi i mbrëmjes ju vijnë energji të reja dhe ju bëheni më entuziastë për t’u argëtuar jashtë, për të parë një film, për të lexuar apo për t’u marrë me një hobi çfarëdo, ndërkohë që orët e gjumit bëhen edhe më të pakta. Ndaj më mirë është që të sforcoheni për të fjetur shpejt në mbrëmje dhe ta detyroni veten të çohet në momentin kur jeni ende të lodhur.

Harroni

Nëse filloni të harroni për të bërë diçka që e bëni çdo ditë, ose kontrolloni të njëjtën gjë disa herë, kjo do të thotë se mungesa e gjumit ndikon në kujtesën tuaj. Pa gjumë të mjaftueshëm, kujtesa dobësohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme