Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i ka quajtur një “mrekulli të vërtetë” heqjen e temave politike nga marrëveshja që Serbia nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithashtu edhe bindjen e Kosovës që të hyjë në iniciativën e Mini-Shengenit ballkanik.
“Është një “mrekulli e vërtetë e vogël” që Serbia arriti të heqë temat politike nga bisedimet në Washington dhe të bindë Prishtinën të bëhet anëtare e “Mini-Schengen”, por gjithashtu edhe rënia dakord për më shumë se tre miliardë euro investime në infrastrukturë për t’u lidhur me provincën jugore”, tha ai, shkruan Tanjug.
Gjuriq shtoi se ardhja e Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC) në Serbi është gjithashtu e rëndësishme.