Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Brukseli po e humb autoritetin mbi Prishtinën.
Gjuriq ka shprehur frikën se zgjedhjet në Kosovë nuk do të thonë vetëm humbje kohe për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, por gjithashtu përfaqësojnë vazhdimin e radikalizmit politik, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë janë menduar gjithmonë si moratorium për dialog dhe zbatimin e atyre që është rënë dakord, kështu që të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe atë të themelimit të AKS-së do të jenë në margjinat e interesit të politikanëve në Prishtinë, pasi që, ai thotë, se këto nuk janë çështje për të cilat ata mund të arrijnë përfitime politike. (Lajmi.net)