Gjuriq kërkon “lirimin e menjëhershëm” të shtetasve serbë e rusë

| 09 Gus 2017 | 15:26 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq “e ka dënuar në mënyrën më të rreptë trajtimin që u bërë grupit të qytetarëve të Serbisë e të Rusisë”, të arrestuar në dje në Kosovë.

“Ata duhet të lirohen menjëherë”, ka thënë Gjuriq, transmeton agjencia e lajmeve FoNet.

Ai i ka dënuar ato që ai i ka quajtur “përpjekje për keqpërdorim politik të këtij rasti”. Gjuriq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtatzënë dhe një person jomadhor.

Serbia përmes oficerit të vet ndërlidhës në Kosovë dhe në bashkëpunim me rrjetin diplomatik – konsullor të Rusisë u ka ofruar atyre ndihmën e nevojshme juridike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme