Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe ambasadori i Austrisë në Beograd Johannes Aigner biseduan sot për situatën politike në Kosovë dhe perspektivat për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.
Siç thuhet në komunikatën e Zyrës, Gjuriq ka thënë se pret se Qeveria e re e Kosovës të jetë e gatshme të njohë të drejtat legjitime dhe interesat e serbëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.