Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i ka bërë thirrje liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti që të thotë publikisht se nuk dëshiron të zbatojë detyrimet e Prishtinës ndaj serbëve.
“Nëse është ashtu atëherë as ne nuk kemi asnjë detyrim ndaj Prishtinës”, ka shtuar më tej ai.
“Le ta thotë qartë dhe me zë të lartë se rezultatet e dialogut të Brukselit nuk e obligojnë, sepse si qytetarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se kush ka shkatërruar çdo mundësi që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin mosmarrëveshjet me marrëveshje të ndërsjellë”, tha ai.