Lista Serbe i ka votat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.
Këtë e ka thënë sot Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Makro Gjuriq.
Ai ka thënë se Lista Serbe nuk kthehet më në institucionet në Prishtinë dhe se do të përkrahë secilin subjekt që ndërmerr iniciativën për rrëzimin e Qeverisë me Kryeministër Ramush Haradinaj, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.
Këtë javë ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që ka ftuar partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD që të bashkërendohen në thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.